Alpha Bank Albania ofron mundësinë e shlyerjes së detyrimeve mujore në mënyrë automatike nëpërmjet shërbimit të pagesës atuomatike të faturave . Banka ka marrëveshje me OSHEE, UKT, ALBtelecom, Vodafone dhe ONE.

Çfarë është shërbimi i pagesës automatike të faturave?

Pagesa automatike e faturave është shërbim i cili ju mundëson të kryeni pagesa të rregullta, në mënyrë të thjeshtë, të sigurtë dhe të shpejtë të faturave mujore të:

  • ujit
  • energjisë elektrike
  • telefonisë
  • internet dhe shërbime të tjera të cilat paguhet direkt nga llogaria juaj rrjedhëse në bankë.

Si aktivizohet?

  • Shërbimi aktivizohet me nënshkrimin e autorizimit dhe përfundon me nënshkrimin e revokimin të autorizimit, me shkrim nga ana e klientit.
  • Urdhri është i vlefshëm deri në revokimin (anulimin) në formë të shkruar ose kur ndërpritet marrëdhënia midis Bankës dhe Operatorit.
  • Pagesat kryhen një herë në muaj në datat e përcaktuara nga marrëveshjet e nënshkruara midis Bankës dhe Operatorëve.
  • Debitimi automatik i llogarisë do të fillojë nga muaji pasardhës i datës së nënshkrimit të Autorizimit.
  • Datat kur kryhen debitimet në favor të Operatorëve:
    • UKT, OSHEE, ALBtelecom– 17 dhe 25 të çdo muaji
    • Vodafone – 6 dhe 16 të çdo muaji
    • ONE – 5 dhe 19 të çdo muaji
  • Klienti mund të urdhërojë më shumë se një pagesë automatike nga e njëjta llogari.
  • Komisioni për shërbimin është në përputhje me kushtet e punës të shpallura në ambientet e Bankës dhe më poshtë

Çfarë përfitohet?

  • Kurseni kohën tuaj dhe mënjanoni pritjet nëpër sportele
  • Kryeni pagesat në kohë dhe pa vonesa dhe ju ndihmon të administroni financat tuaja
  • Faturat do të paguhen automatikisht dhe nuk do të anashkalohen afatet e pagesave.