Kartat Alpha
Kredi Konsumatore
Kredi për Shtëpi
Alpha e-Banking
Të ndryshme

Si mund të rris limitin e kartës?

Në rastin e një karte Krediti: Rritja e limitit të Kartës mund të bëhet duke aplikuar në Degën më të afërt të Bankës. Banka do të vlerësojë aplikimin tuaj dhe do t’ju informojë mbi vendimin përkatës.
Në rastin e një karte debiti: Rritja e limitit të Kartës mund të bëhet duke aplikuar në Degën më të afërt të Bankës. 

A mund të përdor kartën time të debitit/kreditit pa kufizime për blerje në tregtarë të ndryshëm, në internet dhe tërheqje në ATM?

Nëse ju zotëroni një Kartë me logon Mastercard, ju mund të kryeni blerje në internet brenda dhe jashtë Shqipërisë, veprime në POS dhe tërheqje në ATM në të gjitha pikat që kanë logon Mastercard.
Nëse ju zotëroni një Kartë me logon American Express, ju mund të kryeni blerje në internet jashtë Shqipërisë, veprime në POS dhe tërheqje në ATM në të gjitha pikat që kanë logon American Express.
Nëse ju zotëroni një Kartë krediti me logon Visa në Lek dhe Euro ju mund të kryeni blerje në internet brenda dhe jashtë Shqipërisë, veprime në POS dhe tërheqje në ATM në të gjitha pikat që kanë logon Visa

A mund të paguaj pa contact (contactless) me Kartën time Alpha?

Nëse karta juaj ka në pjesën e sipërme shenjën e ''contactless'' atëherë ju mund të realizoni pagesa pa kontakt (Contactless) me Kartën tuaj. Aktualisht Alpha Bank ofron me funksionalitetin Contactless kartat e mëposhtme:

  • Enter Mastercard Debit
  • Visa Credit në Euro
  • Visa Credit në Lek
  • American Express Debit
  • American Express Green
  • American Express Gold

Ju mund të kërkoni të pajiseni me një nga këto karta në rast se doni të përfitoni këtë funksionalitet.

Dua të aplikoj për një kredi konsumatore. Sa është interesi?

Mësoni më shumë në këtë LINK

Çfarë duhet të bëj në rast pamundësie për të paguar kredinë?

Në rast se ju keni vështirësi për të paguar këstet e kredisë suaj ne ju sugjerojmë të vizitoni degën tuaj të Alpha Bank Albania dhe së bashku me stafin tonë të diskutoni për të gjetur zgjidhjen më të mirë. 

Dua të aplikoj për një kredi konsumatore por nuk kam asnjë person që mund të jetë pjesë e kredisë si bashkë-aplikant apo garantor.

Alpha Bank ofron mundësi për kreditim të shpejtë, në shuma të vogla dhe pa nevojë për bashkëaplikant apo garantor:

  • Kreditim deri në 500,000 Lekë për afat maksimal 5 vjet me interes të ndryshueshëm
  • Kreditim deri në 3,000 EUR / 420,000 Lekë për afat maksimal deri në 5 vjet me interes fiks 

Cila është shuma maksimale që mund të aplikoj për një kredi Konsumatore?

  • Ju mund të kreditoheni deri në 500, 000 Lekë pa garantor.
  • Nëse keni garantor, ju mund të kreditoheni deri në 2,500,000 Lekë nëse jeni pagamarrës në Alpha Bank Albania dhe deri në 1,500,000 Lekë nëse jeni pagamarrës në një bankë tjetër.
  • Nëse dëshironi një shumë më të madhe, ju mund të kreditoheni deri në 40,000 EUR ose 5,200,000 ALL me kolateral.

Cili është afati maksimal për të cilin mund të aplikoj për një kredi konsumatore?

Ju mund të aplikoni deri në 7 vjet për kredi konsumatore të pasiguruar dhe deri në 15 vjet për kredi konsumatore të siguruar me kolateral një pasuri të paluajtshme.

A mund të mbyll kredinë para afatit?

Po, në çdo moment që dëshironi. Nëse interesi i kredisë është i ndryshueshëm, ju nuk do të paguani komision. Nëse interesi është fiks, paguhet 1% e balancës së mbetur nëse kredia shlyhet 1 vit para maturimit te saj dhe 0.5% të balancës së mbetur nëse shlyhet vitin e fundit të maturimit.

Çfarë kriteresh kërkohen për marrjen e një kredie hipotekare?

Për të aplikuar për kredi për shtëpi pranë Alpha Bank Albania, ju duhet të jeni rezident në Shqipëri (ose të aplikoni me një bashkë-kredimarrës rezident në Shqipëri) dhe të plotësoni minimalisht kushtet e mëposhtme:

  • Deklaratë të ardhurarash
  • Kartë identiteti ose pasaportë
  • Dokumenta për kolateralin
  • Minimumi 1 (një) vit vjetërsi pune

Cilat janë normat e interesit dhe komisionet që Banka aplikon për klientët?

Mësoni më shumë në këtë LINK

Çfarë monedhe duhet të zgjedh në marrjen e kredisë?

Banka financon në monedhën EUR dhe LEK, por me qëllim shmangien nga rreziku i kursit të këmbimit, do ju sugjeronim monedhën në të cilën gjeneroni të ardhurat.

Çfarë afati duhet të zgjedh në marrjen e kredisë?

Banka financon deri në 30 vite për kreditë e shtëpisë por me kushtin që mosha e klientit të mos tejkalojë 68 vite në maturimin e kredisë.

Cilat janë kostot që shoqërojnë aplikimin e një kredie hipotekare?

Kostot që ju do të paguani janë:

  • Komisioni i disbursimit
  • Vlerësimi i pronës
  • Shpenzimet ligjore (kontrata e kredisë dhe hipotekës)
  • Sigurimi i jetës për kredimarrësin dhe sigurimi i pronës

A mund të mbyllet kredia përpara afatit të maturimit dhe me çfare penaliteti?

Po, kredia mund të mbyllet në cdo moment duke paguar një penalitet 0.5% të shumës që po shlyen.

Dëshiroj të kryej veprime nga llogaria ime por nuk kam Alpha e-Banking. Mund të aplikoj online?

Po. Ju mund të aplikoni online por do të duhet të keni të paktën një numë telefoni ose e-mail të regjistruar në sistemin tonë. Ju lutemi të ndiqni udhëzimet në linkun e publikuar KËTU. Për çdo informacion shtesë në lidhje me e-banking ju lutem na kontaktoni në numrin 042 278 736.

Llogaria ime Alpha e-Banking është bllokuar, si mund të bëhet zhbllokimi i llogarisë, pa qënë e nevojshme paraqitja ime në degë?

Kur ju provoni të logoheni më shumë se 3 herë dhe logimi është i pasuksesshëm, llogaria juaj bllokohet. Në këtë rast, ju duhet të dërgoni një e-mail në adresën [email protected], ku të kërkoni zhbllokim të llogarisë.  Pas dërgimit të emailit, ju do të kontaktoheni nga stafi ynë në numrin e telefonit që keni të regjistruar në sistem. Nëse ju nuk jeni në posedim të adresës së emailit dhe numrit të telefonit të deklaruar, procesi i zhbllokimit të llogarisë nuk mund të kryhet online.

Kam harruar fjalëkalimin, si mund të veproj?

Aplikacioni jep mundësinë që ju të vendosni një Password të ri. Para se te logoheni në aplikacion, në dritaren ku vendoset Password, në të djathtë është “Forget Password”. Ju duhet të klikoni mbi këtë buton, dhe më pas të ndiqni procesin që i kërkohet, duke vendosur në fund një password të ri sipas dëshirës, duke zbatuar standardin e sigurisë së kërkuar nga banka. 

Kur bëj një transaksion më kërkon një kod sigurie, ku e gjej kodin?

Përveç aplikacionit  Alpha Bank ALB, që të mund të kryeni transaksionet, ju duhet të shkarkoni dhe të bëni lidhjen me pajisjen e sigurisë Alpha Safe Access. Lexoni KËTU udhëzimet rreth Alpha Safe Access.

A mund të paguaj fatura utilitare pranë Alpha Bank?

Po, ju mund të kryeni pagesa të faturave për UKT, OSHEE, ALBtelecom, Vodafone dhe Telekom.
Ju mund të aktivizoni shërbimin e debitimit direkt në linkun KËTU

Mund të më transferojnë lekë nga jashtë Shqipërisë pranë Alpha Bank nëse nuk kam llogari pranë Bankës suaj?

Alpha Bank Albania ofron shërbimin e MoneyGram nëpërmjet të cilit të afërmit tuaj mund t'ju dërgojnë para.

Për çfarë shërbimesh mund të aplikoj online?

Ju mund të aplikoni online për:

  • Alpha e-Banking
  • Hapje llogarie të re ose aktivizim llogarie jo aktive
  • Debitim direkt për pagesat e faturave utilitare
  • Kartë debiti ose rilëshim kodi pin dhe rilëshim/riaktivizim kartë debiti/krediti
  • Para aplikim për kartë krediti ose kredi

Çfarë është “CRS”?

Standardi i Përbashkët i Raportimit “CRS” është një kërkesë e re e mbledhjes së informacionit dhe raportimit për institucionet financiare në vendet pjesëmarrëse / juridiksionet, për të ndihmuar në luftën kundër evazionit tatimor dhe për të mbrojtur integritetin e sistemeve tatimore.

Për kë aplikohet “CRS”?

“CRS” kërkon që institucionet financiare të identifikojnë rezidencen tatimore për të gjithë klientët dhe në shumicën e rasteve të raportojnë informacione për klientët që janë rezidentë tatimore jashtë vendit / juridiksionit ku ata mbajnë llogaritë e tyre.

Pse po pyetem për juridiksionin tim të rezidencës tatimore?

Sipas “CRS”, autoritetet tatimore kërkojnë nga institucionet financiare të tilla si Alpha Bank Albania të mbledhin dhe raportojnë informacione të caktuara në lidhje me statuset tatimore të klientëve të tyre. Nëse hapni një llogari të re bankare, investoni në produkte të reja financiare ose ndryshoni rrethanat tuaja në një farë mënyre, ne do t'ju kërkojmë të vërtetoni një numër detajesh për veten tuaj. Ky proces quhet "vetë-çertifikim" dhe na kërkohet të mbledhim këto informacione nën “CRS”.

Cfarë është vetë-certifikimi “CRS”?

Vetë-çertifikimi është procesi përmes të cilit një Institucion Financiar u kërkon mbajtësve të Llogarive të tyre të vërtetojnë një numër detajesh rreth vetes në mënyrë që të përcaktojnë vendin / vendet në të cilat ata janë rezidentë tatimor. Neve si Alpha Bank Albania na kërkohet të mbledhim këtë informacion nga ju.

A ndikon "CRS" tek unë?

"CRS" prek të gjithë personat fizikë dhe subjektet (d.m.th. personat juridikë ose marrëveshjet ligjore) që mbajnë një llogari.
Nëse keni hapur një llogari ose keni marrë një produkt bankar pas datës 01.01.2019, mund të konfirmoni vendbanimin tuaj tatimor përmes procesit të vetë-certifikimit. Nëse keni hapur një llogari ose keni marrë një produkt bankar deri dhe përfshirë 31.12.2018, sipas rregullave të kujdesit të duhur, Alpha Bank Albania duhet të identifikojë dhe përcaktojë detajet e vendbanimit tuaj tatimor dhe të lokalizojë llogaritë tuaja të raportueshme.

Cfarë informacioni kërkohet të sigurojmë dhe verifikojmë?

Në përputhje me kërkesat e “CRS”, ne do t'ju kërkojmë:

  • Emër
  • Adresë
  • Vendi i lindjes * (për persona individualë dhe kontrollues)
  • Data e lindjes * (për persona individualë dhe kontrollues)
  • Vendi (et) dhe juridiksioni (et) e vendbanimit tatimor
  • Numri i identifikimit i tatimpaguesit *
  • Vendi i regjistrimit / përfshirjes (për subjektet)
  • Lloji i entitetit (për entitetet)
  • Lloji i personit kontrollues për lloje të caktuara të entitetit (për personat kontrollues)

* kjo nuk vlen në të gjitha vendet / juridiksionet pjesëmarrëse dhe i nënshtrohet kërkesave të ligjit vendor.

Si përcaktohet vendbanimi im tatimor?

Kjo do të varet nga vendi ku jetoni dhe rrethanat tuaja. Ju lutemi kontaktoni një këshilltar profesional të fushës së tatim - taksave ose konsultohuni me faqen e internetit të OECD për më shumë informacion se si të përcaktoni vendbanimin tuaj tatimor, pasi Alpha Bank Albania nuk mund të japë këshilla tatimore.

Ju kam dhënë detajet e mia. Pse po më kërkoni dokumente mbështetëse?

Neve na kërkohet me ligj që të verifikojmë detajet që keni dhënë si pjesë të vetë-çertifikimit tuaj. Ne mund t'ju kërkojmë një kopje të pasaportës suaj për të verifikuar identitetin tuaj ose për ndonjë dëshmi tjetër të vendbanimit tuaj tatimor të deklaruar në vetë-çertifikimin tuaj.